AKTUALITET /

Sherr masiv në Itali mes shqiptarëve e tunizianëve, 7 të plagosur

Shkruar nga Versus

Sherr masiv në Itali mes shqiptarëve e tunizianëve, 7 të

Një sherr masiv ka ndodhur në Itali ku protagonistë janë 4 shqiptarë dhe 3 tunizianë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës (9 qershor), në Macerata ku personat janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Mediat italiane raportojnë se të 7 personat kanë përfunduar në spital. Pasi morën trajtimin mjekësor ata janë shoqëruar në ambientet e policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Personat janë zënë duke u goditur me njëri tjetrin me shishe. Gjatë sherrit u thyen xhamat e derës së hyrjes së një godine që ndodhet në rrugën ‘Domenico Rossi’.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë.

Po ashtu po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë sherr, por që mund të jenë larguar.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: