“Do të heqim vizat me SHBA”. Ky është premtimi i Lulzim Bashës gjatë prezantimit të programit elektoral të Partisë Demokratike. Ai deklaroi se ky premtim do të mbahet që në mandatin e parë pas rikthimit në pushtet të PD-së.
Kreu i Partisë Demokratike, nuk sqaroi asnjë modalitet sesi do të realizohet ky premtim, por deklarata u prit me entuziasëm nga të pranishmit.
Një tjetër premtim i guximshëm i Lulzim Bashës ka qenë dhe premtimi se do të jepen 2000 euro për çdo bebe që lind dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë të çdo familjeje.
Këto premtime Lulzim Basha i bëri nga Parku Olimpik në Tiranë, ku prezantoi programin elektotal, para nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 2025.







