AKTUALITET /

Vrasja e Egli Progës, Urgjenca Kombëtare zbulon detaje të reja nga nata e 10 gushtit

Sipas kreut të Urgjencës, Skënder Brataj, ambulanca ka mbërritur në kohën e duhur në vendngjarje

Shkruar nga M.H

Vrasja e Egli Progës, Urgjenca Kombëtare zbulon detaje të reja

Pas deklaratës për media që bëri kreu i Policisë së Shtetit për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, ka reaguar edhe Urgjenca Kombëtare duke shpjeguar mënyrën e veprimit menjëherë pas marrjes së njoftimit.

Sipas kreut të Urgjencës, Skënder Brataj, ambulanca ka mbërritur në kohën e duhur në vendngjarje.

Ai tha se intervali kohor nga momenti i thirrjes deri në mbërritje ka qenë vetëm 6 minuta, duke hedhur poshtë kështu akuzat për një vonesë më të gjatë.

Ai shtoi gjithashtu se i gjithë misioni, nga telefonata e deri te kthimi në spital ka zgjatur vetëm 20 minuta.

Nga verifikimi që kemi kryer, rezulton se në orën 19:12 minuta ka ardhur thirrja e Policisë së Pogradecit drejt urgjencës, ku kërkohet ndërhyrje e shpejtë për një person që gjendet në rrugë, në rrethrrotullimin te Agjencia. Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat dhe misionin ekipit të Pogradecit dhe në 19:18 minuta ka mbërritur ambulanca në vendngjarje. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit. Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë”, tha Brataj.

Tjera detaje këto që hedhin poshtë akuzat e ngritura, pas asaj që dyshohej edhe si arsyeja e vrasjes, gjobvënie ndaj viktimës, e cila u mohua totalisht si pistë hetimi nga kreu i Policisë së Shtetit./ Versus.al

Poll