
Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencë për 5 ish-zyrtarët e bashkisë, Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçila, Bashkim Salillari, Diana Dedjan dhe Hanza Rekan të arrestuar vitin e kaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme do të vijojë gjykimin për ish-kryebashkiakun socialist Vangjush Dakon dhe 3 ish-zyrtarët e tjerë Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku. Dako akuzohet se ka shpërdoruar detyrën e tij si kryebashkiak i Durrësit në dy raste, njëri në ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë që u shemb nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës dhe rasti tjetër në tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në Currilla në vitin 2014-2015 duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën e 18 milionë lekëve. Versus.al







