Një i ri është vënë në pranga pasi kishte shantazhur dhe vënë gjobë, ish-deputetit të PS-së, biznesmenti Vladimir Kosta, me arsyetimin se i kishte dëmtuar banesën.
Selman Totraku është 24-vjeçari i cili ka kërcënuar ish-deputeti Kosta.
Pasi i riu e ka kërcënuar me mesazhe të paktën 3 here, Kosta i është drejtuar më një kallëzim komisariatit ku ka treguar telefonin dhe mesazhet.
Nga numri telefonik është verifikuar personi e ndërsa është lënë takim në një ambientet në zonën e Saukut.
Burime bëjnë me dije se Kosta ka shkuar i shoqëruar bashkë me punonjës policie, por 24-vjeçari ka arritur t’i identifikoje agjentët, dhe ka tentuar që të largohet me shpejtësi.
Me qëllim për të trembur një nga punonjësit ka qëlluar në ajër me armë zjarri ku pas ndjekjes është arritur të kapet nga policia.
Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur dy kaçavida. 24-vjeçari Totraku pretendon se Vladimir Kosta i ka dëmtuar banesën e tij
Çështja në fjalë i ka kaluar sektorit të krimeve të rënda në polcii. Kosta tashmë është i njohur dhe si biznesmen ku në pronësi ka Skytower Tiranë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. T., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, në vende dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur një 60-vjeçar për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat ju gjetën shtetasit S. T. gjatë kontrollit fizik.







