Greqi- Një 22 vjeçar shqiptar i identifikuar si Dhijonis Kapllani, ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën Peristeri.
Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar ndodhej pasagjer në një automjet tip “Smart” kur u qëllua me armë zjarri nga persona që udhëtonin me një automjet tip “Audi”. Shoferi i automjetit e la 22 vjeçarin të braktisur në vendngjarje dhe u zhduk.
I riu pësoi një plagë në kofshë dhe fatmirësisht paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po heton për kapjen e autorëve të atentatit. Versus.al








