AKTUALITET /

Atentat me tritol në Sarandë, mbi 10 persona të shoqëruar

U ekzekutua me tritol brenda automjetit, Isuf Jaçaj përcillet sot për në banesën e fundit

Shkruar nga Versus

Atentat me tritol në Sarandë, mbi 10 persona të shoqëruar

Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Sarandës mbrëmjen e djeshme, ku një atentat me tritol i mori jetën 58-vjeçarit Isuf Jaçaj, është pasuar më disa shoqërime ngaana e policisë e grupit hetimor. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, ku një shpërthim i fuqishëm në automjetin e Jaçajt rezultoi fatal për të, duke i shkaktuar dëmtime të rënda të cilave nuk mundi t’u mbijetojë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se atentati u organizua dhe u krye nga dy autorë ende të paidentifikuar. Policia ka nisur një operacion të gjerë hetimor dhe deri më tani janë shoqëruar mbi 10 persona për t'u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, përfshirë banorë të zonës ku ndodhi shpërthimi.

Isuf Jaçaj ishte babai i 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, aktualisht i ndaluar në burg, pasi akuzohet për një plagosje të dyfishtë të ndodhur më 17 korrik 2025. Hetuesit nuk përjashtojnë pistën që atentati ndaj Isuf Jaçajt të ketë lidhje me të kaluarën kriminale të të birit, por ende është herët për të nxjerrë përfundime.

Trupi i pajetë i 58-vjeçarit përcillet sot për në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Sarandës, në orën 15:00, ndërsa pritet që ditët në vijim të hedhin më shumë dritë mbi motivet dhe autorët e këtij atentati të rëndë.

Ndërkohë, strukturat e Policisë dhe Prokurorisë së Sarandës janë në ndjekje të çdo prove të mundshme për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Poll