
Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme pranë zonës së pedonales së qytetit, ku një turist amerikan ka vrarë gruan e tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 në një banesë të marrë me qira nga çifti i turistëve të huaj në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.
Dyshohet se amerikani ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur me thikë bashkëjetuesen S.S e cila mbeti e vdekur në vend. Vetë autori ka marrë dëmtime të lehta në duar, pasi mund të ketë goditur veten.
Aktualisht është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al








