Dy tërmete me vetëm 4 minuta distancë nga njëri-tjetri, kanë goditur vendin tonë paraditen e sotme. I pari ka qenë një tërmet me magnitudë 4 ballë dhe i dyti me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter. Epiqendra ka qenë në Larushkë të Fushë Krujës ku thellësia e lëkundjes mësohet të ketë qenë 5 km, çfarë ka bërë që tërmetet të ndihen më shumë.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, Durrës, Lezhë e madje deri në Budva të Malit të Zi. Deri më tani nuk raportohet për dëme të shkaktuara.
Disa ditë më parë, në të njëjtën zonë u shënua një tërmet me magnidutë 4.5 ballë i shkallës rihter dhe që atëherë ka patur me qindra pasgoditje. Sizmiologët thonë se nuk ka vend për panik. Versus.al







