Greqi- Një 36 vjeçar shqiptar ka qenë shënjestër e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qendër të Athinës.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa ndaj tij u qëllua 6 herë, por vetëm një plumb e qëlloi. Në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja.
Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të 3 autorëve të cilët dyshohet se kryen atentatin. Shqiptari po merr ndihmën mjekësore në spitalin e zonës, ndërsa paraqitet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Versus.al








