AKTUALITET /

“100 banesa të përmbytura”/ Shkreli: Përmbytje të mëdha në Vau të Dejës. Zona e Glinës më e prekura

Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes dhe paralajmërojnë banorët të shmangin zonat e përmbytura deri sa situata të normalizohet.

Shkruar nga Versus

“100 banesa të përmbytura”/ Shkreli: Përmbytje

Kryetari i Bashkisë, Kristian Shkreli, njofton për situatë të rëndë për shkak të reshjeve të dendura që kanë përmbytur të gjithë territorin e bashkisë.

Sipas Shkrelit, përmbytjet kanë prekur të gjitha njësitë administrative, por më problematike mbetet zona e Glinës, ku lumi ka dalë nga shtrati. Uji ka hyrë në rreth 100 banesa dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve.

“Situata është mjaft e rëndë. Shpresojmë që të mos rrezikohen jetët e banorëve. I gjithë stafi ynë është angazhuar në terren për të menaxhuar situatën,” tha Shkreli.

Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes dhe paralajmërojnë banorët të shmangin zonat e përmbytura deri sa situata të normalizohet.

Poll