AKTUALITET /

14 vjeçari i plagosur te "Fan Noli" lë spitalin e Traumës! Mblidhet shuma e përcaktuar në "Gofund" për trajtimin e tij

Mjekët thanë se gjendja shëndetësore e 14 vjeçarit, është e mirë.

Shkruar nga Versus

14 vjeçari i plagosur te "Fan Noli" lë spitalin e

Tiranë- 14 vjeçari L.M i cili mbeti i plagosur me thikë në sherrin e ndodhur te shkolla “Fan Noli” ku u vra shoku i tij, ka lënë sot ambientet e spitalit të Traumës.

I mituri qëndronte në spital prej 11 ditësh. Ndërsa dy ditë më parë u hap edhe një “gofund” ku kërkohej ndihmë për trajtimin e tij mjekësor me arsyetimin se prindërit e tij ishin të varfër dhe nuk kishin mundësi ekonomike.

Më pas pati edhe një reagim zyrtar nga Spitali i Traumës ku thuhej se ndaj 14 vjeçarit po jepeshin të gjitha shërbimet e nevojshme spitalore dhe nuk kishte nevojë për trajtim të specializuar.

Ndërsa në llogarinë e hapur në “Gofund” ku ishte përcaktuar shuma e nevojshme prej 75 mijë eurosh, është arritur qëllimi dhe madje janë grumbulluar mbi 80 mijë euro. Në përshkrimin e shënuar poshtë fotos së 14 vjeçarit, shkruhej se kishte nevojë për të paguar spitalin, psikologun dhe fizioterapistin pasi prindërit e tij janë të varfër.

14 vjeçari i plagosur te "Fan Noli" lë spitalin e
Shuma e mbledhur në llogarinë "Gofund" për 14 vjeçarin

Nuk dihet ende nëse i mituri do të transferohet për t’u mjekuar në një spital privat, apo tanimë gjendja e tij është më e mirë dhe mund të marrë mjekim dhe në shtëpi. Deklaratat e dhëna prej tij kanë shkaktuar “furtunë” në media për shkak se sipas tij bëhet fjalë për autorë që e kanë goditur atë me thikë dhe jo vetëm 14 vjeçari i arrestuar aktualisht.

Nga ana tjetër policia vijon t’i qëndrojë skenarit se krimi është kryer vetëm nga 14 vjeçari i arrestuar M.P. Duke arsyetuar se kamerat e sigurisë tregojnë vetëm një autor përgjegjës për ngjarjen, policia shprehu indinjatën për përhapjen e lajmeve se po përpiqej të fshihej përfshirja e 14 vjeçarit tjetër K.B i cili u vetëdorëzua në polici ditë më parë për të sqaruar rolin e tij në ngjarje.

Në mbështetje të policisë reagoi edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i cili nëpërmjet një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, u shpreh se ngjarja po përdorej për qëllime të politikës ditore. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: