
Prej 17 ditësh, minatorët e Spaçit në Mirditë protestojnë për njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës që do t’u garantonte kushte më të mira pune dhe respektimin e të drejtave të tyre.
Pavarësisht qëndresës së minatorëve, kompania turke “Tete Albania” që ka me koncesion minierën e bakrit, përveçse një shkrese ku kërkonte rikthimin e tyre menjëherë në punë për shkak të kostove që po i shkaktoheshin, nuk ka patur asnjë reagim për të plotësuar kërkesat e protestuesve.
Këta të fundit kanë paralajmëruar edhe një përshkallëzim të mundshëm në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Versus.al

