AKTUALITET /

2 biznese dhe një ndërtesë/ Dyshohet se rrjedhin nga krimi, sekuestrohen pasuritë 44 vjeçarit nga Saranda

Shkruar nga Versus

2 biznese dhe një ndërtesë/ Dyshohet se rrjedhin nga krimi,

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar 3 pasuri të shtetasit me inicialet R.L, 44 vjeç. Këto pasuri dyshohet se rridhnin nga veprimtari të paligjshme kriminale.

Pasuritë e sekuestruara janë:

1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²;
1 truall me sipërfaqe 100 m²;
1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh

Hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të shtetasit R. L, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i Policisë: 

Sarandë
Vihet sekuestro mbi 3 pasuri të paluajtshme në pronësi të një shtetasi, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, në vijim të punës për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtari të paligjshme/kriminale, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas një pune të detajuar hetimore dhe gjurmuese, ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të dyshuara me burim kriminal.

Në këtë kuadër, u vu sekuestro mbi pasuritë e shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, konkretisht:
• 1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²;
• 1 truall me sipërfaqe 100 m²;
• 1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh.

Hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të shtetasit R. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll