AKTUALITET /

2 javë hetim me metoda speciale, procedohen 2 brazilianet që ushtronin prostitucion në Durrës

Gjithashtu janë proceduar edhe 2 shtetas shqiptarë të cilët dyshohen si klientë të brazilianeve.

Shkruar nga Versus

2 javë hetim me metoda speciale, procedohen 2 brazilianet që ushtronin

Dy shtetase braziliane janë proceduar penalisht pasi dyshohet se ushtronin veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit në zonën e Vollgës në Durrës.

Brazilianet Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa në banesën që kishin marrë me qira u sekuestruan 1.080 eurom 116.70 lekë 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Policia njofton se për kryerjen e këtij operacioni u zhvilluan hetime me metoda speciale për një periudhë 2 javore. Ndërsa u proceduan penalisht edhe dy persona të cilët dyshohet se ishin klientë të 2 brazilianeve.  Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Poll