AKTUALITET /

"20 metra nga rruga", sot afati i fundit për lirimin e hapësirave në akset kombëtare! Nga nesër ndërhyn IKMT

Për bizneset që refuzojnë zhvendosjen do të ketë gjoba e deri në ndjekje penale.

Shkruar nga Versus

"20 metra nga rruga", sot afati i fundit për lirimin e

Ditën e sotme përfundon afati i vendosur nga kryeministri Edi Rama për bizneset që duhet të lirojnë vullnetarisht hapësirat publike pranë akseve kombëtare dhe të respektojnë distancën prej 20 metrash nga rrugët.

Që nga nesër, IKMT do të zbarkojë në terren për gjoba ndaj bizneseve që refuzojnë të zhvendosen ndërsa masat ndëshkuese do të shkojnë deri në kallëzim penal. Përjashtimi do të jetë vetëm për bizneset e ndërtuara me leje. Rama ka paralajmëruar për ta një riorganizim të hapësirës.

Në kuadër të planit që do të hartohet së shpejti nga ARRSH, bizneseve të tilla me leje, do t’u duhet që edhe gardhet kufizuese t’i tërheqin deri në maksimumin e mundshëm. Versus.al

Poll