Vlorë- Një 35 vjeçar u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pasi u gjet i plagosur brenda apartamentit të tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” ku 35 vjeçari me iniciale A.M banonte. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Glock”.
Sipas njoftimit të policisë, 35 vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri dhe rrethanat ende nuk janë zbardhur, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për hetimin e plotë. Versus.al







