AKTUALITET /

36-vjeçari thyen arrestin shtëpiak, grabit makinë në Siri Kodra dhe kapet pas ndjekjeje në Rinas

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmë në Tiranë, ku një 36-vjeçar, i arrestuar më parë për vjedhje dhe nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, thyen masën dhe grabiti një makinë në zonën e “Siri Kodrës”. Policia Rrugore i bëri shenjë për të ndaluar në zonën ku ai sapo kishte vjedhur automjetin, por shtetasi me iniciale D. Ç., banues në Tiranë, nuk iu bind urdhrit dhe vazhdoi lëvizjen me shpejtësi.

Shkruar nga Versus

36-vjeçari thyen arrestin shtëpiak, grabit makinë në Siri

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmë në Tiranë, ku një 36-vjeçar, i arrestuar më parë për vjedhje dhe nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, thyen masën dhe grabiti një makinë në zonën e “Siri Kodrës”.

Policia Rrugore i bëri shenjë për të ndaluar në zonën ku ai sapo kishte vjedhur automjetin, por shtetasi me iniciale D. Ç., banues në Tiranë, nuk iu bind urdhrit dhe vazhdoi lëvizjen me shpejtësi.

Menjëherë u njoftuan të gjitha patrullat dhe efektivët e Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me Komisariatin Nr.6 dhe Policinë Rrugore, të cilët nisën ndjekjen deri në aksin rrugor “Rinas-Tiranë”.

Atje, 36-vjeçari la automjetin e vjedhur dhe tentoi të largohej në këmbë, por u kap dhe u arrestua. Materialet e ngjarjes u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Duplicate", si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi:

D. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Vjedhja”.    

Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë dhe ka vjedhur një automjet në rrugën “Siri Kodra”. Shërbimet e Policisë Rrugore i është kanë bërë shenjë për ndalim, në rrugën “Siri Kodra”, por ai nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbime të tjera policie janë vënë në ndjekje të shtetasit D. Ç., deri në aksin rrugor “Rinas-Tiranë”, ku ai ka braktisur automjetin e vjedhur dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga.        

Poll