AKTUALITET /

Kreu i KMSH-së uron besimtarët mysliman për Kurban Bajram: Le të jetë kjo festë një mundësi, për të thelluar lidhjen tonë me krijuesin!

Në mesazhin e tij, Spahiu thekson se Kurban Bajrami nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e thellë e përkushtimit dhe bindjes ndaj Krijuesit të Gjithësisë.

Shkruar nga Versus
Kreu i KMSH-së uron besimtarët mysliman për Kurban Bajram: Le
Bujar Spahiu

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë një mesazh të përzemërt urimi për të gjithë besimtarët myslimanë brenda dhe jashtë vendit.

Në mesazhin e tij, Spahiu thekson se Kurban Bajrami nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e thellë e përkushtimit dhe bindjes ndaj Krijuesit të Gjithësisë.

Ai risjell në vëmendje historinë e Pejgamberit Ibrahim (alejhi selam), e cila përfaqëson një ndër tregimet më madhështore të sakrificës në shpalljen hyjnore të Kuranit Famëlartë.

“Kurani na mëson se te Zoti nuk arrin as mishi as gjaku, por devotshmëria dhe qëllimi i pastër i zemrës. Le të jetë kjo festë një mundësi për të thelluar lidhjen me Krijuesin, për të forcuar marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak”, u shpreh ai.

Kreu i KMSH-së theksoi gjithashtu rëndësinë e solidaritetit dhe kujdesit për të varfrit, fqinjët dhe të afërmit, si një pjesë thelbësore e mesazhit profetik dhe vlerave islame.

Në përfundim të mesazhit të tij, ai uroi nga zemra të gjithë besimtarët:

“Në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ju uroj nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin. Zoti e begatoftë popullin tonë dhe udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës.”

Urimi i plotë i kreut të KMSH-së:

Të nderuar motra e vëllezër me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për shëndet, paqe dhe mëshirë në familjet tuaja. Kurbani nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e përkushtimit dhe bindjes së njerëzve ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Ai lidhet drejtpërdrejtë me një prej tregimeve më madhështore të Shpalljes Hyjnore në Kuranin Famëlartë, historinë e Pejgamberit Ibrahim alehi Selam dhe sakrificës së tij sublime për të çuar në vend premtimin e dhënë.

Kurani na mëson se te Zoti nuk arrin as mishi as gjaku, pra nuk është ky qëllimi i Kurbanit, por devotshmëria dhe qëllimi i pastër i zemrës. Le të jetë kjo festë një mundësi, për të thelluar lidhjen tonë me krijuesin, për të forcuar lidhjet me njeri tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak.

Le të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit siç na mëson tradita profetike, sepse vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të fesë sonë.

Në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ju uroj nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin. Zoti e begatoftë popullin tonë dhe udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës./Versus.al

 

Poll