AKTUALITET /

42-vjeçari nga Fieri qëlloi drejt policisë, kush është këngëtari i njohur shqiptar që shoqëronte para arrestimit Alesio Xhelon?

Burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një artist të njohur shqiptar nga skena muzikore, i cili dyshohet se shoqëronte 42-vjeçarin në momentin e operacionit

Shkruar nga Versus

42-vjeçari nga Fieri qëlloi drejt policisë, kush

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga hetimet e autoriteteve greke lidhur me incidentin e armatosur që ndodhi në zonën e Mikrolimanos në Pire, ku mbeti i plagosur 42-vjeçari shqiptar Alesio Xhelo, i njohur me nofkën “Titi”, person me precedentë të rëndë kriminalë dhe i kërkuar nga autoritetet në Shqipëri dhe Greqi.

Sipas mediave greke, policia po heton identitetin dhe rolin e personit të dytë që ndodhej në tavolinë me Xhelon pak para ndërhyrjes së Njësisë së Hetimit të Zhvatjes. Burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një artist të njohur shqiptar nga skena muzikore, i cili dyshohet se shoqëronte 42-vjeçarin në momentin e operacionit.

Në tavolinë ndodheshin gjithashtu edhe tre gra, të cilat janë thirrur nga autoritetet greke për të dhënë deklarime lidhur me ngjarjen dhe rrethanat e incidentit.

Nga hetimet paraprake rezulton se artisti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes sapo ka nisur operacioni policor. Mediat greke raportojnë se nuk përjashtohet mundësia që ai të paraqitet vullnetarisht pranë autoriteteve për të dhënë sqarime mbi lidhjen që kishte me të shumëkërkuarin shqiptar.

Hetuesit po shqyrtojnë me kujdes marrëdhënien mes dy personave, si dhe nëse artisti kishte dijeni për faktin që Xhelo ndodhej ilegalisht në territorin grek dhe mbante me vete armë dhe municione.

Sipas policisë greke, “Titi” reagoi me armë gjatë tentativës për kontroll, duke detyruar një efektiv policie të përdorte armën personale për neutralizimin e tij. Si pasojë, 42-vjeçari mbeti i plagosur dhe u arrestua në vendngjarje.

Gjatë kontrollit në çantën e tij, autoritetet sekuestruan armë, municione, lëndë narkotike dhe 6 granata dore, ndërsa dosja ndaj tij konsiderohet voluminoze për shkak të precedentëve të shumtë penalë dhe dënimeve që arrijnë deri në 73 vite burg.

Poll