
Një i burgosur i dënuar për vrasje me dashje, ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në QSUT pasi pësoi arrest kardiak.
Sipas policisë, 73-vjeçari me iniciale A.B. ishte transferuar në IEVP Lezhë më 27 nëntor 2021, me masë mjekimi të detyruar.
Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas u shtrua në urgjencën e QSUT-së për trajtim të specializuar. Pavarësisht kujdesit mjekësor, ai ndërroi jetë sot.
Njoftimi
Sot, më datë 25.05.2026, rreth orës 12:20, ka ndërruar jetë pacienti A.B, i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, i cili ishte i shtruar prej datës 17.05.2026 në urgjencën e QSUT-së.
Pacienti ishte transferuar në IEVP Lezhë më datë 27.11.2021, me masë mjekimi të detyruar. Pas shfaqjes së një gjendjeje të rënduar shëndetësore, ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar për trajtim të specializuar në QSUT, ku edhe ka ndërruar jetë.
Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes rezulton “arrest kardiak”.
Rasti po ndiqet sipas procedurave përkatëse.

