AKTUALITET /

5 muaj hetime, si arriti policia t’i “zinte në kurth” trafikantët e armëve! Ja si i sillnin në Shqipëri

Detaje të reja janë zbuluar në saj të operacionit Puzzle nga ku janë arrestuar 10 persona dhe janë shpallur 2 në kërkim për trafikun e armëve.

Shkruar nga Versus
5 muaj hetime, si arriti policia t’i “zinte në kurth”
Pamje nga operacioni

Detaje të reja janë zbuluar në saj të operacionit Puzzle nga ku janë arrestuar 10 persona dhe janë shpallur 2 në kërkim për trafikun e armëve. Pas 5 muajsh hetime, policia e Tiranës ka arritur të zbulojë skemën e trafikantëve që sillnin armë nga Kosova drejt vendit tonë dhe i shisnin në Tiranë kryesisht dhe në Shkodër. Transportin e bënin kryesisht me makina të rastit ose me autobus dhe kishin krijuar disa baza brenda vendit tonë. Policia arriti të zbulojë një bazë në Burrel, por thuhet se ka patur edhe të tjera.

Armët shiteshin nga 1500- 2000 euro copa. Pistoleta me silenciator do të shitej për 3 mijë euro. Për të rënë në gjurmët e këtij grupi kriminal policia bëri blerje të simuluara.

Nga ky operacion u arrestua: Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Emirel Tusha, Leonardo Haxhiaj, Fabricio Berberi dhe Adriano Shehu. Më herët janë arrestuar Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi. Versus.al

 

 

Poll