
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Himarës, pranë Borshit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar humbjen e jetës së një burri rreth 60 vjeç dhe një gruaje rreth 55 vjeç, të cilët udhëtonin me një furgon.
Në vendngjarje janë dërguar menjëherë ambulanca dhe forca policie, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.
Njoftimi paraprak i policisë:
Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj.
Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/Versus.al







