AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Mynih! Autobusi me shtetas kosovarë përplaset me një kamion, 30 persona të plagosur

Mediat gjermane raportojnë se 2 shtetas kosovarë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Shkruar nga Versus
Aksident i rëndë në Mynih! Autobusi me shtetas kosovarë
Pamje nga aksidenti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani ku një autobus plot me shtetas kosovarë është përplasur me një kamion.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar 30 persona, nga 41 pasagjerë që ndodheshin në total duke udhëtuar me autobusin. Mediat gjermane raportojnë se 2 shtetas kosovarë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Sa i përket rrethanave të aksidentit, raportohet se shoferi i autobusit i cili ishte nisur nga Kosova e ka pikasur tepër vonë kamionin dhe ka manovruar për të shmangur përplasjen, e cila ka qenë e pashmangshme.

Poll