AKTUALITET /

Po kujdesej për kanabasin që kishte mbjellur në oborrin e tij, policia e Kurbinit arreston në flagrancë 32 vjeçarin

Sipas policisë si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe drone, Lama në momentin e arrestimit po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij.

Shkruar nga Versus

Po kujdesej për kanabasin që kishte mbjellur në oborrin e tij,

Policia e Kurbinit ka arrestuar ditën e sotme, 20 gusht, 32 vjeçarin Hajdar Lama.

Sipas policisë si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe drone, Lama në momentin e arrestimit po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës”, shpjegoi policia. 

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Policia paralajmëroi se operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit. hetimet e rastit i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kodër Shullaz, kapet në flagrancë duke u kujdesur për to dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

 

Poll