AKTUALITET /

U përplas një ditë më parë në aksin Fier-Patos, ndërron jetë drejtuesi i motorit! Kush është i riu i apasionuar pas shpejtësisë

I riu njihej për pasionin e madh ndaj shpejtësisë dhe motos, e cila fatkeqësisht u bë edhe shkaku i tragjedisë.

Shkruar nga Versus
U përplas një ditë më parë në aksin Fier-Patos,
Pamje nga aksidenti dhe Gazment Gropa

Gazment Gropa, 30-vjeçari nga Patosi, humbi jetën sot në Spitalin e Traumës, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në aksin Fier–Patos, ndërsa ai udhëtonte me motor.

Lajmi i ndarjes nga jeta të Gazit, siç e njihnin të gjithë, ka tronditur familjen dhe komunitetin e Patosit.

I riu njihej për pasionin e madh ndaj shpejtësisë dhe motos, e cila fatkeqësisht u bë edhe shkaku i tragjedisë.

Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë edhe drejtuesi i automjetit, shtetasi A.A., dhe pasagjerja E.A., të cilët ndodhen në spital nën kujdes intensiv. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është e qëndrueshme, por kërkon monitorim të vazhdueshëm.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e nevojshme në vendngjarje, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

Si pistë hetimi nuk përjashtohen shkeljet e rregullave të qarkullimit, përfshirë shpejtësinë mbi normë në aksin Fier–Patos ose një manovër të gabuar parakalimi./Versus.al

 

 

Poll