BOTA /

VIDEO virale/ I vodhi portofolin, turistja në Venecia kap hajduten 14-vjeçare, e mban prej flokësh derisa policia e arrestoi

Ishin kalimtarët që telefonuan policinë, por para se të mbërrinin oficerët, 14-vjeçarja u përpoq të arratisej duke përdorur telefonin e saj celular si armë, duke e goditur turisten në kokë.

Shkruar nga Versus

VIDEO virale/ I vodhi portofolin, turistja në Venecia kap hajduten

Një incident i tensionuar ndodhi në Venecia kur një turiste amerikane vuri re një të mitur që po përpiqej t'i vidhte çantën dhe reagoi menjëherë, duke e kapur nga gërsheti për ta penguar të ikte. Incidenti ndodhi të enjten, 14 gusht në zonën e Santa Maria del Giglio , para një turme kalimtarësh.

Në videon që u publikua, turistja shihet duke e nxjerrë 14-vjeçaren nga turma, duke i thënë: "Më vodhe portofolin me pasaportën time brenda. Nuk do të ikësh. Nuk do të ndalem, vogëlushe. Nuk do të ikësh".

Sipas mediave lokale, gruaja pa vajzën të fuste në çantën  e saj  portofolin e vjedhur i cili përmbante para dhe pasaportën e saj, në çantë dhe reagoi instiktivisht.

Ndërsa e mitura rezistoi dhe bërtiti, gruaja amerikane e mbajti fort, ndërsa kur një vajzë e dytë, që dyshohet se ishte bashkëpunëtore, u shfaq dhe kërcënoi të telefononte policinë , turistja u përgjigj: "Le të telefonojmë policinë dhe ndoshta do të marr pasaportën time".

Ishin kalimtarët që telefonuan policinë, por para se të mbërrinin oficerët, 14-vjeçarja u përpoq të arratisej duke përdorur telefonin e saj celular si armë, duke e goditur turisten në kokë e cila më pas kërkoi ndihmë mjekësore për shkak të plagës që mori nga goditja.

Dy të miturat, pavarësisht rezistencës së tyre, u arrestuan dhe u dërguan në stacionin lokal të policisë, ku u akuzuan për vjedhje përpara se të liroheshin me kusht.

Videoja e reagimit të turistes u bë shpejt virale në mediat sociale, me shumë përdorues që e duartrokitën për vendosmërinë e saj.

"Punë e shkëlqyer, zonjë. Mbaje atë bisht kali derisa të mbërrijë policia. Dhe bëji të zbrazin çantat dhe xhepat e pantallonave", shkroi një komentues.

Autoritetet në Venecia kanw lwshuar alarmin, pasi bandat po rekrutojnë gjithnjë e më shumë fëmijë për të punuar si hajdutë xhepash, duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore.

Fakti që shumica e turistëve që janë viktima të vjedhjes nuk kthehen për të dëshmuar në gjykatë po çon në pak dënime.

"Tani ka më shumë hajdute xhepash femra, të cilat vijnë në qytet të tërhequra nga një flluskë pandëshkueshmërie ligjore..." tha zëvendësshefi i policisë lokale, Gianni Franzoi, duke shpjeguar se çështjet shpesh dështojnë për shkak se viktimat nuk janë të pranishme në gjyq./Versus.al

Poll