
Vlorë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, 1 i vdekur e 3 të plagosur.
Janë përplasur dy automjete, ku njëri prej tyre me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Mjeti tjetër Audi me targa AB 558 XR ka pësuar dëmtime të shumta. Për pasojë mësohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë. Versus.al

