
Policia e Shtetit ka njoftuar se ditën e sotme do të ekstradohen nga Dubai 6 anëtarë të grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Konkretisht do të ekstradohen: -K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; Aleks Pepaj alias Sh. P., 38 vjeç dhe Devit Patrut alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
-M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Versus.al

