AKTUALITET /

Aksident i trefishtë në autostradën Lezhë-Milot, përfshihet edhe autobusi që transportonte nxënësit

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar në asnjë prej 3 mjeteve të përfshira.

Shkruar nga Versus
Aksident i trefishtë në autostradën Lezhë-Milot,
Foto nga vendngjarja

Lezhë- Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën që lidh qytetin me Milotin. Mësohet se në aksident është përfshirë edhe një autobus që transportonte nxënësit e shkollave.

Përplasja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar në asnjë prej mjeteve të përfshira.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për kryerjen e procedurave të mëtejshme lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: