AKTUALITET /

Aksident me vd*kje në Tiranë, shoferi përplas kalimtaren (Detaje)

Shkruar nga Versus

Aksident me vd*kje në Tiranë, shoferi përplas kalimtaren (Detaje)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Bathores.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi E. B. (rreth 40 vjeç) ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., e cila transportuar urgjentisht në spital, fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor i Policisë po punon intensivisht për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, duke përfshirë shpejtësinë, sinjalistikën dhe faktorë të tjerë kontribues.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Versus.al

Poll