AKTUALITET /

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje të moshuarin që lëvizte me biçikletë

76 vjeçari, Vlash Sokoli ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes nga makina në vendin e quajtur "Rrethi i Shkozës".

Shkruar nga Versus

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje të

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Rrethi i Shkozës” ku një automjet ka përplasur për vdekje një të moshuar që lëvizte me biçikletë.

Mësohet se viktima është identifikuar si Vlash Sokoli, 76 vjeç. Ndërsa policia ka ndaluar shoferin e automjetit, Gëzim Marashi për hetimin e rastit.

Drejtuesi i automjetit nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe mësohet gjithashtu se nuk ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në momentin e aksidentit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Versus.al

Poll