AKTUALITET /

Arrestimi i 20 vjeçarit që mashtroi institucionet me bursa amerikane, ambasada e SHBA: Falsifikonte vulat tona

Dyshohet se i riu për të përfituar ekonomikisht, kishte arritur të falsifikonte vula që mbanin emrat e zyrtarëve të ambasadës amerikane dhe me to mashtronte institucione e mësues duke u premtuar bursa falas udhëtimi për në SHBA.

Shkruar nga Versus
Arrestimi i 20 vjeçarit që mashtroi institucionet me bursa
Selia e ambasadës së SHBA në Tiranë

Ambasada amerikane ka reaguar për arrestimin e 20 vjeçarit Ermes Hoxhalli i cili akuzohet si organizator i skemës së mashtrimit të mësuesve dhe nxënësve duke u premtuar bursa falas për në SHBA.

Në reagimin e bërë, thuhet se i riu prodhonte dokumente që mbanin vulat dhe emrat e zyrtarëve të ambasadës duke mashtruar kështu edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të cilëve u paraqiste programe të caktuara sit ë lidhura me ambasadën.

“Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Tiranës dhe i përgëzon për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë. Njësia e Hetimeve Kriminale Ndërkombëtare dhe Departamenti i Hetimeve Kriminale të Policisë së Shtetit kanë një njësi të posaçme që kryen hetime të përbashkëta. Një hetim gjashtë-mujor nga kjo njësi speciale kulmoi me arrestimin e djeshëm të një individi që mashtronte duke paraqitur programe si të lidhura me ambasadën dhe prodhonte dokumente që mbanin vulat dhe emrat e zyrtarëve të ambasadës. Ambasada falënderon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Policisë Kriminale Neritan Nallbati, kreun e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokuroren e çështjes Eloida Goxhi dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit për ndihmën e dhënë për këtë çështje”- thuhet në reagim. Versus.al

Poll