AKTUALITET /

Arrestimi i i ish-kryeinspektorit të IMT, policia: Abuzoi me detyrën për qëllime përfitimi! Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe 5,600 m²!

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues i Parë Vilson Bala, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish-kryeinspektorin e IMT në Durrës Ardian Halili, për ndërtimet pa leje që kishte kryer në zonën e Ishmit.

Shkruar nga Versus
Arrestimi i i ish-kryeinspektorit të IMT, policia: Abuzoi me detyrën
Montazh: Ardian Halili, resorti i tij luksoz

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues i Parë Vilson Bala, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish-kryeinspektorin e IMT në Durrës Ardian Halili, për ndërtimet pa leje që kishte kryer në zonën e Ishmit.

Ndërtimet janë kryer në kohën kur ai mbante këtë detyre, gjatë vitit 2018 e në vijim.

“Në vijim të punës për lokalizimin e ndërtimeve pa leje, identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës, gjatë verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe ato të IKMT-së, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Rezidencë”.

Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për veprat penale: “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Ky rast është dëshmia më e qartë sesi zyrtarë të shtetit, duke shpërdoruar detyrën shtetërore, kanë abuzuar me qëllim përfitimin, në këtë rast të ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj e rregull”, tha ai./Versus.al

Poll