AKTUALITET /

'Lekët i lanë në banak' / U kapën në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, zbardhen detaje të reja nga arrestimi i inspektorëve të IMT-së

Ishte pronari i një objekti në zonën e Kombinatit kallëzoi në polici, se 4 punonjës të IMT vajtën në biznesin e tij ku konstatuan një tende që përdorej për lokalin e vendosur brenda oborrit të banesës.

Shkruar nga Versus

'Lekët i lanë në banak' / U kapën në lokalin

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i policisë i një dite më parë ndaj punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të cilët akuzohen për korrupsion pasiv.

Ishte pronari i një objekti në zonën e Kombinatit kallëzoi në polici, se 4 punonjës të IMT vajtën në biznesin e tij ku konstatuan një tende që përdorej për lokalin e vendosur brenda oborrit të banesës.

Pas konstatimit, e kanë njoftuar se do të prishet pasi është pa leje.

Pasi largohen njëri prej tyre kthehet pas disa minutash dhe takon pronarin ku i thotë se i ofron marrëveshje që në këmbim të 1000 eurove, nuk do ia prishnin tendën.

Ky i fundit menjëherë kallëzoi në polici, ku kjo e fundit mori autorizim nga SPAK për përgjime e vëzhgime ambientale.

Shuma e parave është vendosur në dispizicion nga policia e cila ia ka dhënë kallëzuesit t’ua jepte.

Gjatë kësaj kohe, kur shuma e parave iu dorëzua njërit prej punonjësve të IMT, përkatësisht Klajdi Zhillës, ndërsa 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda lokalit të ish-deputetit Mark Frrokut.

Drejt kësaj adrese Zhilla u largua me një automjet tip “Audi”.

Brenda këtij lokali kanë mbërritur punonjësit e policisë ku brenda mes të tjerëve ndodhej Geraldo Fuçia.

Punonjësit e IMT kanë kuptuar prezencën e policisë dhe kanë lënë paratë në banakun e lokalit ndërkohë Klajdi Zhilla arriti të largohej ndërsa 3 të tjerët u ndaluan.

Nga 3 të ndaluarit, vetëm Geraldo Fuçia mbahet në arrest ndërsa u shpall në kërkim Klajdi Zhilla pasi për dy të tjerët nuk u gjetën prova.

Policia sekuestroi paratë që u gjetën në banakun e lokalit të cilat konvenonin me numrat serial të monedhave që policia i dha kallëzuesit. Policia kqyri edhe kamerat e sigurisë së lokalit, ku u evidentuan lëvizjet e punonjësve të IMT./Versus.al

Poll