
Personi që shihni në foto është Eugert Sino, 34 vjeçari i arrestuar për bazën e armatimit të zbuluar së fundmi në Tiranë. Operacioni i sektorit të krimeve të rënda, nxorri në pah armatime të shumta që dyshohet se përdoreshin nga anëtarët e grupeve kriminale.
Së bashku me 34 vjeçarin e arrestuar vepronin edhe dy persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim, por emrat e tyre nuk janë bërë publike për mediat për shkak të hetimeve.
Armët vinin nga Kosova dhe viheshin në shërbim të grupit kriminal që vepronte në Tiranë, Laç e Burrel. Versus.al

