
Policia ka vijuar kontrollet për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike ku ka asgjësuar 1233 fidanë bimë kanabisi. Nuk dihen ende autorët, ndërsa policia ka marrë nën hetim dy persona. Më konkretisht janë kultivuar kanabis në Shalë, Pult, Postribë dhe Shkrel në zonën e Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Gjatë kontrolleve të kryera në qarkun e Shkodrës, janë gjetur dhe asgjësuar 1233 fidanë e bimë të dyshuara kanabis ( 777 fidanë dhe 456 bimë të dyshuara narkotike kanabis)
Ndërkohë janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 1 Specialist Pyjesh dhe 1 Roje Mjedisore
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 74 bimë kanabis;
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Versus.al







