AKTUALITET /

“Asnjë shërbim funksional”, One në kolaps: Qytetarët denoncojnë problemet e vazhdueshme me internetin dhe çmimet e larta

Një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve, përfshirë klientë me kontrata biznesi, shprehen se paguajnë rregullisht tarifa mujore prej 18 mijë lekësh për paketa si Ultra150, por nuk marrin asnjë shërbim funksional.

Shkruar nga Versus

“Asnjë shërbim funksional”, One në kolaps:

Kompania celulare ONE Albania po përballet me një valë të madhe ankesash nga abonentët, të cilët pretendojnë se kanë mbetur pa shërbim interneti në pajisjet e tyre, ndonëse paguajnë për plane “pa limit”. Dhjetëra klientë kanë raportuar se ndodhen pa internet në telefon prej më shumë se një muaji, ndërkohë që shërbimi ndaj klientit nuk u ofron zgjidhje konkrete.

Një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve, përfshirë klientë me kontrata biznesi, shprehen se paguajnë rregullisht tarifa mujore prej 18 mijë lekësh për paketa si Ultra150, por nuk marrin asnjë shërbim funksional.

Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, ankesat dërgohen nga operatorët drejt një “departamenti fantazëm”, i cili raporton vazhdimisht se “çdo gjë është në rregull”, ndërkohë që përdoruesit vazhdojnë të jenë pa shërbim.

“Asnjë shërbim funksional”, One në kolaps:

“Shërbimi ndaj klientit nuk jep asnjë zgjidhje. Më thonë që do më kthejnë përgjigje nga një departament teknik, por nuk më kontakton askush. 5G shfaqet në ekran, por interneti nuk punon fare,” shkruan një klient në një nga denoncimet e shumta.

Gjendja duket se ka prekur edhe abonentët me numra biznesi, me pasoja direkte në komunikim dhe funksionimin e përditshëm të bizneseve. Disa kompani raportojnë se të gjithë punonjësit e tyre, të pajisur me numra të ONE, kanë mbetur jashtë linje dhe pa internet.

Për momentin, kompania nuk ka dhënë një deklaratë publike zyrtare, ndërsa përdoruesit kërkojnë transparencë dhe rimbursim për shërbimin e munguar. /Versus.al/

Tags:

one sherbime

Poll