AKTUALITET /

At*ntati në Lezhë, policia jep detaje: Çifti ndërroi jetë në vendngjarje, autorët ende në arrati

Shkruar nga Versus

At*ntati në Lezhë, policia jep detaje: Çifti ndërroi

Policia e Lezhës ka reaguar zyrtarisht lidhur me atentatin e ndodhur mesditën e sotme në zonën e Balldrenit, ku humbën jetën Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Sipas njoftimit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 në rrugën Balldren–Torrovicë, ku një automjet tip “Audi”, me drejtues 39-vjeçari, që udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij 32-vjeçare, është qëlluar me armë zjarri gjatë lëvizjes. Si pasojë e sulmit, të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

“Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia./Versus.al

Poll