Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik ditën e sotme në një fshat të Qarkut Firr, ku një 36-vjeçar, është arrestuar me akuzën e rëndë të përdhunimit të vajzës së tij 12-vjeçare.
Fillimisht, ishte bashkëshortja e tij, Juela Meta, nënë e shtatë fëmijëve të mitur, e cila mes lotëve dhe dhimbjes kërkoi nga autoritetet shqiptare që të japin dënimin maksimal për burrin e saj. Ajo kërkoi gjithashtu mbështetje nga shteti, duke theksuar se nuk ka mundësi ekonomike për të mbajtur fëmijët dhe se ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe sociale.
Por disa orë pas kësaj deklarate, Juela Meta ka ndryshuar qëndrim, duke mohuar akuzat ndaj bashkëshortit të saj. Ajo pretendoi se vajza e mitur ka pasur më parë probleme të shëndetit mendor, të cilat – sipas saj – i janë përmendur edhe gjatë një qëndrimi në Gjermani, edhe pse nuk ka pasur diagnozë zyrtare.
Ky zhvillim ka krijuar shumë pikëpyetje dhe ka sjellë reagime të forta nga publiku dhe organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Autoritetet policore dhe prokuroria janë aktualisht në fazën e hetimeve të thelluara për të sqaruar të vërtetën dhe për të mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës.
Burime konfirmojnë se vajza po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa janë marrë masa për strehimin dhe mbrojtjen e saj dhe të fëmijëve të tjerë
Deklarata e plotë:
“Unë nuk e besoj se unë nuk kam parë gjë me sytë e mij, unë atje e dëgjova. A e kanë mësuar vajzën, se kishte kohë që ma sorollasnin burrin sa këtej-andej. Pasi foli vajza, shkoj në Komisariatin e Patosit dhe i kishin vendosur prangat burrit. Edhe më morën e mua në pyetje. I dëgjova që thanë ‘’po gënjeu edhe kjo merre rase edhe këtë’’.
Burri i merrte për natë fëmijët dhe pinte kafe edhe ktheheshin. Vajzën në Gjermani më kanë thënë çoje te fëmijet me probleme mendore.
Vajza në fillim nuk tha gjë, më pas ato se çfarë i thanë dhe ajo tregoi ndryshe. Kur thoshte vajza se babai më merrte në dhomë...”
Por babai ka pohuar përpara uniformave blu se ai ka abuzuar me të bijën por ka ndodhur vetëm një herë. /Versus.al







