AKTUALITET /

Bashkëpunëtorët e “Pole Qorrit”, lirohet berberi, mbeten në burg 3 të tjerët! Furnizonin "killerin" në arrati

Të arrestuarit gjatë aksionit të forcave "Operacionale" dyshohet se i kanë siguruar Plakut kushtet e duhura për të qëndruar në arrati.

Shkruar nga Versus

Bashkëpunëtorët e “Pole Qorrit”, lirohet berberi,

Vlorë- Gjykata ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për tre prej bashkëpunëtorëve të arrestuar të Flodian Plakut “Pole Qorrit” në Orikum të Vlorës.

Në burg janë lënë Julian Aliaj, Albano Lapshi dhe Ligor Doko pronari i hotelit “Doko” ku strehohej njëri prej vrasësve të dyshuar të Gentjan Bejtjas më 14 mars të 2024-ës në Larushkë të Fushë Krujës.

Për berberin nga Shkodra, Armando Dano u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” duke e liruar nga burgu. Hetimet disa mujore zbuluan se personat e arrestuar i kishin siguruar Plakut kushtet e domosdoshme për të qëndruar në arrati. Ndërsa berberi Dano vinte nga Shkodra për në hotelin ku strehohej “killeri”. Forcat Operacionale ndërhynë para disa ditësh duke vënë në pranga 43 vjeçarin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në seancën ku u ka në fuqi masa e sigurisë ndaj tij, Flodian Plaku mohoi përfshirjen në vrasjen e kryer në bashkëpunim me 2 persona të tjerë aktualisht të arrestuar duke deklaruar se kishte patur një ngatërresë nga policia për shkak se kishte përdorur një mjet tip "Golf 5". Megjithatë pretendime të tilla nuk i hynë në sy gjyqtarit që la në fuqi masën e arrestit me burg. Versus.al

Poll