AKTUALITET /

Betimi i rrallë me dorën në Biblën e Shenjtë/ Banorët në Mirditë zotohen për (mos)ndërtimin e HEC-eve: Premtojmë përpara Zotit!

Banorët e Simonit thonë se për ta, lumi dhe natyra e fshatit janë pjesë e identitetit, historisë dhe jetesës së tyre. Ata i shohin projektet e HEC-eve si rrezik për ekosistemin, bujqësinë dhe trashëgiminë e brezave. Betimi mbi Bibël është, sipas tyre, mënyra më e fortë për të treguar unitet dhe vendosmëri.

Shkruar nga Versus

Betimi i rrallë me dorën në Biblën e Shenjtë/

Në fshatin Simon të Mirditës, dhjetëra banorë u mblodhën për të bërë një betim solemn mbi Biblën e Shenjtë se nuk do të lejojnë ndërtimin e hidrocentraleve (HEC-eve) në territorin e tyre.

Banorët e Simonit thonë se për ta, lumi dhe natyra e fshatit janë pjesë e identitetit, historisë dhe jetesës së tyre. Ata i shohin projektet e HEC-eve si rrezik për ekosistemin, bujqësinë dhe trashëgiminë e brezave. Betimi mbi Bibël është, sipas tyre, mënyra më e fortë për të treguar unitet dhe vendosmëri.

“Ky është një premtim para Zotit dhe para njëri-tjetrit,” shprehet një nga banorët e moshuar, duke vendosur dorën mbi librin e shenjtë në praninë e dhjetëra fshatarëve.

Ky veprim, i rrallë për ditët e sotme, është rikthim i një tradite të hershme shqiptare ku fjala e dhënë mbi librin e shenjtë konsiderohej si zotim i pathyeshëm. Në të kaluarën, betimi mbi Bibël ose Kuran përdorej për të zgjidhur mosmarrëveshje, për të lidhur marrëveshje ose për të mbrojtur kauza të përbashkëta, dhe shkelja e tij shihej jo vetëm si turp shoqëror, por si mëkat i rëndë para Zotit./Versus.al/

Tags:

hec betim bibel

Poll