AKTUALITET /

Bombardimet në Izrael, evakuohen edhe 4 shqiptarë të tjerë

Me këtë operacion, shkon në 9 numri i shqiptarëve të evakuuar nga Izraeli që prej nisjes së konfliktit me Iranin.

Shkruar nga Versus

Bombardimet në Izrael, evakuohen edhe 4 shqiptarë të tjerë

Gjashtë ditë pasi u evakuuan 5 shqiptarë nga Izraeli për shkak të bombardimeve të Iranit, janë evakuuar edhe 4 shqiptarë të tjerë.

Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se dy prej shtetasve shqiptarë janë evakuuar përmes Jordanisë dhe 2 të tjerë përmes Egjiptit.

“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli - dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit - të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falënderojme autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasaden Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona”- thuhet në njoftim.

Me këtë rast evakuuimi shkon në 9 persona numri i shqiptarëve të ardhur nga Izraeli pas nisjes së bombardimeve të ndërsjellta me Iranin. Versus.al

Poll