POLITIKË /

Ministria e Jashtme për shqiptarët që ndodhen në Izrael: Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore

5 shqiptarë ndodhen aktualisht në Izrael ndërkohë që fluturimet e ndërsjellta aktualisht janë pezulluar për shkak të situatës.

Shkruar nga Versus

Ministria e Jashtme për shqiptarët që ndodhen në Izrael:

Ministria e Jashtme ka dhënë detaje lidhur me situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael ku Irani ka kryer sulme gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në total mësohet se 5 shqiptarë ndodhen aktualisht në Izrael, tre prej tyre si turisë dhe dy të tjerë me qëndrim të përkohshëm.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.

Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar. Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm. Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite”- thuhet në reagim.

Ndërkohë fluturimet janë ndërprerë për shkak të situatës dhe të gjithë shqiptarëve që mund të kenë nevojë, u bëhet thirrje të kontaktojnë ambasadën shqiptare në Tel Aviv  në numrat e emergjencës: +972 54 480 6601 dhe +972 54 904 2813. Versus.al

Poll