Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Maliqit.
Burime nga policia thanë, se rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).
Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.








