Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në spitalin e Librazhdit, ku një 52 vjeçar me inicialet M.D ndërroi jetë në spital gjatë kohës që merrte trajtim mjekësor.
Për pasojë, mbesa e viktimës ka bërë një denoncim në polici ku ka pretenduar se mjeku që duhet t’i jepte mjekimin dajës së saj, ka neglizhuar gjendjen e viktimës. Policia ka nisur procedimin penal ndaj mjekut 69 vjeçar me inicialet A.I për ngjarjen e ndodhur më 27 gusht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin A. I., 69 vjeç, mjek në spitalin e Librazhdit, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, me pretendimin se ky mjek ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç, më datë 27.08.2025, i cili ka humbur jetën në spital, më datë 31.08.2025”, thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al







