AKTUALITET /

Dalin emrat, ja kush janë 6 të arrestuarit per mashtrime me kriptomonedhat ne Call Center

Shkruar nga Versus

Dalin emrat, ja kush janë 6 të arrestuarit per mashtrime me  

Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi janë 6 të arrestuarit nga SPAK për mashtrime me kriptomonedha. Ata u vunë në pranga, pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) finalizoi një operacion të gjerë kundër mashtrimit kompjuterik, duke çmontuar një grup të strukturuar kriminal që vepronte përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) në Tiranë dhe mashtronte qytetarë italianë dhe europianë për investime në kriptomonedha.

Hetimet nisën pas dorëzimit të materialeve nga gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”, të cilët infiltruan një shtetas italian në Call Center dhe dokumentuan aktivitetin kriminal. Qendra kryesore ishte në ndërtesën “Atti Tower” në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku operohej në gjuhë të ndryshme (italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane) dhe përdorej teknologji për mashtrime online.

Grupi dyshohet se kishte ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie me kamera dhe personel civil vëzhgimi. Më 15 janar 2026, ata u paralajmëruan për një ndërhyrje të mundshme dhe gjatë natës u larguan pajisjet dhe dokumentet e Qendrës.

Falë veprimeve të shpejta të Byrosë Kombëtare të Hetimit, disa nga personat dhe automjetet u identifikuan duke transportuar pajisjet drejt një ambienti tjetër në godinën “Downtown One”. Aty u zbuluan dhe sekuestruan pajisje kompjuterike, serverë, telefona, hard disqe, karta SIM dhe dokumente financiare.

Në flagrancë u arrestuan 6 shtetasit: Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi, ndërsa për K.K., H.Xh. dhe tre persona të tjerë janë lëshuar urdhra ndalimi, të cilët ende nuk janë kapur. Gjatë kontrolleve në 28 ambiente u sekuestruan gjithashtu automjete, motomjete dhe një automjet luksoz Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve. /VERSUS

 

Poll