AKTUALITET /

Denigronte drejtuesit e lartë të Policisë, Kreshnik Selimi ndihmohej dhe nga vëllai i tij, drejtor në SHISH

Shkruar nga Versus

Denigronte drejtuesit e lartë të Policisë, Kreshnik Selimi

Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, i cili ndodhet në kërkim pasi përmes portalit që kishte hapur (shqipneës.info) denigronte figura të larta të Policisë së Shtetit është ndihmuar dhe nga vëllai i tij  Kreshniku, shef kundër narkotikëve në SHISH. 

Ky i fundit për shkak të aksesit të informacioneve, i jepte të dhëna që arrinte t'i merrte vëllait të tij Kushtrimit i cili më pas i publikonte në portalit e tij të cilin e kishte hapur së bashku me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga.

Ata publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.

Qëllimi i Kushtrim Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: