AKTUALITET /

DETAJE/ E kaluara problematike, kush është 50-vjeçari që u ekzekutua me armë në Ndroq

Shkruar nga Versus

DETAJE/ E kaluara problematike, kush është 50-vjeçari që u

Personi që mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në një lokal, në Ndroq, është identifikuar si Alfred Dedja.

Mësohet se Dedja është qëlluar brenda një lokali në Ndroq. Ajo që dihet për viktimën është se është një person i skeduar për vjedhje dhe trafik droge.

Në vitin 2014, Alfred Dedja është arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. Ai u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.

Ai rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top etj, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Mësohet se Dedja i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital.

Ndërsa në vitin 2017, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Në Mat u zhvillua operacioni “Minuta e fundit”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 6 kg kanabis si dhe u vunë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, Jurgen Alzeneli dhe një 18-vjeçar.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: