
Durrës- Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik pasditen e sotme në Gjirin e Lalzit ku mbeti i vdekur një 16 vjeçar.
Përplasja mes dy automjeteve që lëviznin me shpejtësi të lartë ndodhi sepse një prej mjeteve hyri në rrugë kryesore pothuajse pa ndaluar fare pranë degëzimit të rrugës për në Hamallaj.
Mjeti me drejtues O.M 25 vjeç u përplas me mjetin që drejtohej nga E.K 20 vjeç. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit, ndërsa 16 vjeçari që ndodhej në automjet me të, ndërroi jetë. Versus.al







